Qe kush asht personi ma i kërkuem në Google për vitin 2018

Me siguri krejt biem dakord në nji mendje kur themi se ky ka qenë viti i Meghan Markle.

Dukesha e Sussex’it i ka befasue audiencat me dasmën, foshnjën që po pret dhe me evolucionin e stilit ndërsa bani hapat e saj të parë në nji familje mbretnore.

Ajo asht aq e famshme sa, simbas Google, asht personi ma i kërkuem këtë vit në krejt botën.

Dhe për të mos u çudit aspak, kërkimet ma të fundit për dukeshën në Google, janë të tipit, manikyri i Meghan Markle, fustani i saj, filmat e saj, sa peshon, apo sa e gjatë asht.

Demi Lovato asht personi i dytë ma i kërkuem në botë dhe ma i kërkuemi në SHBA, Khloé Kardashian asht personi i pestë ma i kërkuem në botë, Hailey Baldwin (tani Hailey Bieber) renditet e teta, dhe Cardi B e 10’ta.

Në krye të filmave ma të kërkuem asht “Black Panther”.

Shperndaje në: