‘Skenari’ i ri i studentëve: Nesër protestojmë para parlamentit!

Skenari i protestës së studentëve pritet me ndryshue sërish, mbasi janë vetë këta të fundit që paralajmërojnë që nesër protesta ka me u zhvendos para Parlamentit, ku ka me u mbakt edhe seanca plenare.

“Jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane”, deklarojnë studentët, ndersa shtojnë se nesër ka me pasë vetëm nji vatër proteste.

“Nesër të gjithë studentët do të protestojnë para parlamentit. Ne nuk do të lejojmë që të diskutojnë llogje pa vlerë në atë parlament, ne jemi përfaqësuesit më dinjitozë, do të protestojë bashkë, vatra do te jetë nesër një, nesër në të njëjtin vend, jemi në një kauzë, jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane” –kanë thanë studentët.

Studentët thonë se nuk kanë me u tërheqë deri në realizimin e tetë kërkesave të tyne, tue refuzue ftesën për dialog të Kryeministrit Rama.

Shperndaje në: