Sulmi terrorist në Strasburg, sulmuesi bërtiti ‘Allahu Akbar’

Mbramjen e kalueme pati të shtëna me armë në qendër të Strasburgut ku i armatosuni bërtiti “Allahu Akbar” para se të vriste 3 persona e të plagoste 12 të tjerë.

Gjykatësi francez, Remy Heitz tha se dy persona u vranë në çast dhe nji tjetër pësoi mosfunksionim të trunit nga sulmi i ndodhun në marketin e Kshellave.

Nga 12 të plagosunit, 6 janë në gjendje kritike për jetën.

I armatosuni asht identifikue si Cherif Chekatt, i njoftun nga autoritetet si person i radikalizuem në burg.

29-vjeçari ishte i armatosun me armë dhe thikë dhe u arratis nga vendngjarja me taksi, shkruen BBC.

Sulmuesi i mburrej shoferit, i cili foli me policinë, se kishte vra 10 vetë dhe ishte plagos nga shkëmbimi i zjarrit me nji ushtar.

Katër persona të lidhun me të dyshuemin ishin arrestue gjatë natës në Strasburg, shtoi Heitz.

Të shtënat u ndigjuen në mbramje në marketin e Kshnellave në Strasburg, që vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

Shperndaje në: