Zbuloni çka ndodhi sot në zyrat e Facebook

Zyrat qëndrore të Facebook në Kaliforni të Shteteve të Bashkueme të Amerikës janë evakuue mbas nji alarmi për kërcënim.

Nji telefonatë anonime njoftoi për nji bombë në këto zyra.

Në vendngjarje shkuen forcat policore dhe ekspertët anti-eksploziv, të cilët evakuuen të gjithë stafin dhe nisën kontrollet në ndërtesë.

Alarmi rezultoi fallc dhe nuk kishte asnji rrezik për landë plasëse.

Në këto zyra kishte edhe punëtorë të Instagram, përveç atyne të Facebook.

Pamvarësisht se alarmi rezultoi fallc, policia lokale vazhdon me monitorue situatën.

Mediat amerikane raportojnë se mundësia e nji sulmi në kompaninë teknologjike duhet me u marrë në konsideratë, mbas të shtënave me armë që ndodhën në zyrat e YouTube në muejin Prill, ku u vranë tre punëtorë.

Shperndaje në: