Kura me rigon dhe vaj ullini, ideale për rrugët e frymëmarrjes

Rrugët e frymëmarrjes janë rregullisht të ekspozueme ndaj toksinave, viruseve dhe baktereve të cilat munden me shkaktue nji sërë sëmundjesh.

Detyra e sistemit imunitar asht që na me mbrojtë kundër tyne falë prodhimit të antitrupave.

Megjithatë ka raste kur sistemi i frymëmarrjes ka nevojë për nji ndihmë shtesë me përballue sulme të njimbasnjishme.

E vërteta asht se edhe nëse njeriu ndjek nji regjim të shnetshëm ushqimor apo stil jetese, nuk i pshton dot ndotjes së ajrit, substancave kimike dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.

Për pasojë, njeriu përballet me të ftoftin e përsëritun, kollën, bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes që mundet me u ba kronike.

Simbas të dhanave të AgroWeb.org, nji nga kurat ma të mira në mbrojtje të rrugëve të frymëmarrjes asht rigoni me vajin e ullinit.

Përbërësit:

1 kërcell i freskët rigoni, ose dy lugë çaji rigon i thatë

1 filxhan çaji me vaj ulliri

Përgatitja:

-Lajeni rigonin nëse është i freskët dhe lëreni të thahet.

-Nëse është i thatë merrni dy lugë çaji me rigon.

-Më pas shtypeni në një enë.

-Rigonin e shtypur transferojeni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit.

-Kavanozin mbajeni në një vend të freskët dhe të errët për 2-3 javë.

-Çdo dy ditë hiqeni kapakun dhe përziejini përbërësit me një lugë druri.

-Kur rigoni të jetë tretur mjaftueshëm, kullojeni dhe përdoreni vajin.

Si ta përdorni kurën e vajit të ullirit me rigon

Sipas informacioneve të AgroWeb.org rekomandohet pirja e gjysëm luge çaji me këtë vaj esëll në mëngjes. Nëse aroma është shumë e fortë, atëherë treteni në një gotë me ujë ose lëng frutash. Në rast se vuani nga ndonjë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes merreni kurën jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje përpara gjumit. Ky vaj mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në kraharor për të larguar bllokimin. Kura duhet të përdoret për 2 javë deri sa shëndeti juaj të përmirësohet.

Vlerat e kurës së vajit të ullirit me rigon

Kombinimi i rigonit me vajin e ullirit krijon një antibiotik natyral që lufton inflamacionin. Kjo kurë është ideale për pastrimin e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Vaji i ullirit dhe rigoni janë shumë të pasur me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Kura e bën imunitetin më të fortë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke furnizuar organizmin me magnez, kalçium dhe hekur. Kjo kurë është e shkëlqyer për përmirësimin e tretjes dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Atë mund ta përdorni kundër dhimbjeve të kokës, tensionit muskular e të tjerë. Ajo përbën një masë të shkëlqyer parandaluese pa efekte anësore.

Shperndaje në: