Qeveria e merr nji vendim, heq taksën e barnave për serbët!

Ndonëse taksa 100 për qind e vendosun nga Qeveria e Kosovës javë ma parë ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnës, sot nuk ka gjet të njajtin zbatim, kështu të paktën Dogana e Kosovës nuk u ka kërkue pagesë në vlerë prej 100 për qind të vlerës së mallit nji donacionit të barnave për Qendrën Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për këtë e ka konfirmue nga Qeveria edhe këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i cili ka deklarue se Kosova ka liruar sot në Merdare nji ‘donacion’ lidhun me medikamente dhe pajisje mjekësore që i dedikohen Qendrës Spitalore në Mitrovicën e veriut, njofton gazetametro.net.

Por, simbas tij qëndrimin e Qeverisë se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnes që hyjnë në Kosovë, nuk po bahet për me i damtue serbët e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës kurrë s’ka marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare.

Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë”, shkroi Arifi.

Në anën tjetër, në Mitrovicën Veriore ishin zhvillue disa protesta lidhun me këtë taksë që shkaktoi edhe dorëheqjen e tre kryetarëve të komunave veriore.

Shperndaje në: