‘Çmendet’ Vulin: Ju çon 53 vendeve letra për Ushtrinë e Kosovës

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin u ka dërgue letra ministrave të mbrojtjes së 53 vendeve, me të cilat i ka ftue me pengue formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Simbas mediave serbe, i cili Ushtrinë e Kosovës e konsideron si organizatë paramilitare, u ka shkrue ministrave të mbrojtjes së shteteve ma të randësishme të botës se “sa e rrezikshme” asht me u formue Ushtria e Kosovës.

Vulin pret që kolegët e tij me i informue qeveritë e tyne dhe se prej tyne “ka me u mbrojt e drejta ndërkombëtare”.

Shperndaje në: