Trajkovic: Asht e sigurt – shteti serb e ka vra Ivanovicin!

Kryetarja e Lëvizjes Europiane në Kosovë, Rada Trajkovic e ka fajsue shtetin e Serbisë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanovic.

Trajkovic u shpreh e sigurt se shteti serb asht mbrapa vrasjes së Oliver Ivanovic, sepse “likuidime të nji niveli të tillë nuk munden me u ba pa ndonji mbështetje, apo ma s’paku mos me dijte shteti”, ka thanëzoja Trajkovic n’intervistë për “Mendimi i ri politik serb”.

“Strategjinë e veprimit mafioz në Serbi dikush e ka ba me themel në Beograd, Ndoshta strategjia ka qenë që mafia me u perzie”, ka thanë z.Trajkovic.

“Zvonko Veselinovic ka shkue në Novi Sad, ndërsa neve na ka prue (Milan) Radoicic, i cili nuk ka lind këtu”, ka konstatue Trajkovic, tue shtue se bashke me Radoicic kane ardhe edhe ‘nji grup njerëzish me mjekra, të cilët nuk i ka njoft, që kanë nis me sundue me veriun dhe popullin e tutun”.

Trajkovic tha se Veselinovic e Radoicic shoqnohen me presidentin e Serbise Vucic dhe këtë gja “shërbimet e dijnë”.

Ajo ka thanë se mungesa e Ivanovic ndjehet në Kosovë, sepse nuk ka nji “lider tjetër si ai me ato kapacitete e mundësi dhe aftësinë me i tubue të gjithë njerëzit”.

Shperndaje në: