Gallup: 1.7 milionë qytetarë dojne me ikë prej Shqipnie!

Gallup International, kompani e madhe dhe e njoftun e matjes se opinioneve, ka prezentue nji sondazh ku 60 përqind e shqiptarëve del se kane deshire me ike pergjithmone prej Shqipnie, nese kishin me pase mundesi.

Kjo ankete e ban Shqipninë vendin e katërt në botë me primjen ma të naltë për emigracion. Ma keq renditen vetëm republikat afrikane si, Sierra Leone, Liberia, si dhe shteti i shkatërruem i Haitit, raporton TCH.

Domethane, del se nga 2.87 milionë banorë që i ka aktualisht Shqipnia, 1.7 milionë dojne me ikë!

Shperndaje në: