‘Moska po organizon nji valë protestash në Ballkan’

Rusia asht tue organizue nji valë protestash të cilat kanë përfshi aktualisht të gjithë Ballkanin për me sfidue pushtetin e qeverive pro-perëndimore.

Kështu shkruen ditën e sotme nji prej gazetave ma të randësishme rumune, tue ju referue vatrës së fundit të protestave të krijueme në rajon, në Malin e Zi.

Ditën e djeshme, disa mija persona pushtuen rrugët e Podgoricës, mbas arrestimit të nji deputeti në opozitë.

Lexoni lajmin e plotë:

Opozita malazeze njihet për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, për financimet e drejtëpërdrejta nga Kremlini dhe për rolin e luajtur ndaj tentativës për grusht shteti në vitin 2016, një tentativë e sponsorizuar drejtpërsëdrejti nga GRU, Shërbimet Inteligjente Ushtarake Ruse.

Grushti i shtetit i organizuar në vendin fqinj kishte si qëllim që të pengonte Malin e Zi, një hallkë strategjike në interesat e Rusisë, që të anëtarësohej në NATO, një kauzë të mbrojtur nga demokratët sot në opozitë.

Ndërkohë, vala e protestave ka përfshirë përveç Shqipërisë, edhe Rumaninë dhe Serbinë.

Mediat rumune gjejnë lidhje të drejtëpërdrejta midis këtyre manifestimeve dhe Rusisë, me Ludovik Orban, kreun e opozitës rumune, që ka treguar në të shkuarën një qëndrim dashamirës ndaj qeverisë së Presidentit Putin.

Rumania është një vend i Bashkimit Europian dhe destabilizimi i saj do të ishte një efekt i dëshiruar në Kremlinin, për të krijuar një efekt gjithmonë edhe më të madh pakënaqësie ndaj Unionit.

Sipas shtypit rumun, gjithçka nisi me protestat e organizuara në Francë, ku pretekst për pushtimin e shesheve ishte një taksë e re mbi karburantin.

Megjithatë, Marine le Pen, liderja e partisë më të madhe në opozitë, euroskeptikëve të Frontit Popullor, ka shprehur hapur admirimin e saj për politikat e Presidentit Putin.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017, kur Le Pen arriti një rezultat historik duke kaluar në raundin e dytë përballë Macron, në të fitoi 35% të votave, në Francë u krijua një debat i madh mbi faktin që partia e saj kishte pranuar një sponsorizim të drejtëpërdrejtë prej 9 milionë eurosh prej rusëve.

Në Shqipëri, lëvizja e nisur nga studentët së fundmi po përpiqet të uzurpohet prej partive politike.

Dyshohet që pas këtij skenari, mund të ketë gjithashtu disa “indicie” ndërkombëtare.

Një vit më parë, Partia Demokratike u përfshi në një skandal të financimeve nga parajsat fiskale. Mediat amerikane provuan se Basha kishte pranuar në fushatë një milionë dollarë sponsorizime nga disa oligarkë rusë, pasuria e të cilëve ishte fshehur në Belize dhe disa destinacione të tjera të njohura për një regjim fiskal të relaksuar, që favorizon pastrimin e parave.

Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, Lulzim Basha refuzoi të komentonte rreth këtij skandali. /lexo.al

Shperndaje në: