Rriten masat e sigurisë, Policia dhe KFOR’i s’lejojnë destabilizimin e situatës

Zavendësministri i FSK’s, Burim Ramadani, ka deklarue se institucionet e Kosovës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë që me pamundësue, simbas tij, skenarët e mundshëm të Serbisë, dhe jo vetëm.

Ramadani ka tregue se Qeveria e Kosovës ka informacione se në ditët në vazhdim mundet me pasë skenare të ndryshme nga Serbia në territorin e Serbisë.

Por, simbas tij të gjitha masat e mundshme janë marrë nga organet e shtetit që gjatë ditëve në vijim me pasë siguri dhe stabilitet në territorin e Kosovës.

“Është e qartë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi marrim informacione dhe masim indikatorë për skenare të ndryshme që mund të kenë struktura të tilla të Serbisë, por jo vetëm të Serbisë…Masat janë marrë që edhe ditëve e javëve në vijim të ketë siguri dhe stabilitet në gjithë territorin e Kosovës”, tha Ramadani.

Ai ka zbulue se niveli i masave nga shteti i Kosovës asht rritë mbasi janë në dijeni për ekzisitimin e skenarëve të ndryshëm.

“Në vazhdimësi marrim informacione për skenare të ndryshëm që kanë për qëllim të vendosin Kosovën dhe institucionet e Kosovës në situata që Serbia ka dëshirë t’i paraqesë si situata agresore..Sigurisht se institucionet e Kosovës nuk do të bëjnë asnjë veprim që dëmton shtetin e Kosovës, përkundrazi do të tregojë se ka sistem të vendosur mirë duke përfshirë edhe rolin vital të prezencës së KFOR-it”, tha Ramadani në Klan Kosova.

Zavendësministri i FSK’së ka ripërsërit se për skenaret e mundshme që ai ka thanë se institucionet e Kosovës kanë njohuni, këto të fundit kanë njoftue edhe partnerët ndërkombëtarë.

Shperndaje në: