Vjen lajmi – Biden e shqyrton kandidimin për President te SHBA’ve

biden

Ish-zavëndës presidenti i Amerikës, Joe Biden, po e shqyrton mundësinë për me kandidue për President të SHBA’ve.

Simbas disa burimeve të afërta me Biden, thuhet se gjatë pushimeve të fundvitit ai ka me mbledhë familjarët me të cilët ka me diskutue nëse ka me kandidue përsëri ose jo për President të ShBA’ve, njofton AP.

Burimi ka preferue me qëndrue anonim për arsye se Biden asht ende tue u mendue për këtë çashtje.

Tutje, simbas këtyne burimeve, Biden ka zhvillue disa takime me përkrahës të vjetër të tij, për me kërkue edhe mendimet e tyne për nji fushatë presidenciale në të ardhmen.

E javë ma parë në nji fjalim në Montana ai tha se ‘asht personi ma i kualifikuem në vend për me u ba President’

Shperndaje në: