Qe çka po kërkon Limaj mbas votimit te Ushtrisë

Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zavendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksue se Kosova i ka para vetes dy tema shumë të randësishme.

“Është votimi i pakos së ligjeve, të cilat e transformojnë FSK-në në Ushtri dhe dialogu me Serbinë”, ka thanë Limaj.

I kontaktuem nga KosovaPress, Limaj ka thanë së përfundimisht vendi të Premten ka me u ba me ushtri, tue e vlerësue si lajm të madh për qytetarët e vendit.

Simbas Limajt, me votimin e ushtrisë ka me pasë ma shumë stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon.

Ma tutje, kryetari i Nismës ka thanë se Ushtria e Kosovës ka me kontribue në forcimin e paqes në këtë pjesë dhe ka me qenë e gatshme kurdo që me qenë në krah të partnereve ndërkombëtar.

“Pas votimit të ushtrisë, Kosova duhet t’i qaset seriozisht çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Limaj.

Ai ka thanë se Kuvendi urgjentisht duhet me miratue platformën, apo parimet bazë mbi të cilat ka me dialogue si dhe me mandatue ekipin negociator.

“Kosova duhet t’i qaset seriozisht çështjes së dialogut dhe unë pres që shpejt Kuvendi ta mandatojë ekipin negociator, për të udhëhequr bisedimet me Serbinë”, ka thanë Limaj.

 

Shperndaje në: