Kampionët e Europës turpnohen nga CSKA, Plzen në EL (video)

Plot tre herë i ka shënue CSKA Moscow Real Madridit në “Santiago Bernabeu” tue e mujt me rezultatin 3-0, edhe në ndeshjen e parë në Moskë skuadra ruse fitoi 1-0.

Santiago Solari e nisi ndeshjen me lojtarë të ri në formacion tue qenë se e ka sigurue kualifikimin si e para e grupit.

Në pjesën e parë miqtë shënuen dy herë me anë të Chalov dhe gollen e Schennikov.

Në frakcionin e dytë Solari hedh në fushë Bale, Kroos e Carvajal por asgja nuk ndryshon, për ma tepër Sigurdsson shënon gollin e tretë për CSKA që merr fitoren e dytë radhazi në grup kundër kampionëve të Europës në fuqi.

Në Çeki Plzen fitoi 2-1 ndaj Romës tue sigurue vendin e tretë në grup.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, fillimisht ishin vendasit që shënuen me anë të Kovarik, ndërsa Under barazoi shifrat pak minuta më pas.

Por, Chory ju kundërpërgjigj me nji gol të shpejtë italianëve tue hipotekue fitoren.

Ndërsa në fund Pellegrini u largue me kartonin e dytë të verdhë për nji ndërhymje të randë.

Pamvarësisht se CSKA fitoi dy herë ndaj Real Madrid nuk mjaftoi me shkue as në Europa League, mbasi renditet si e fundit e grupit me 7 pikë, po aq sa Plzen, por skuadra çeke ka rezultat ma të mirë në dy ndeshjet direkte mes tyne.

Shperndaje në: