May shkon në samitin e BE’s mbasi i mbijetoi votimit

Theresa May ka me shkue në Bruksel për nji samit të BE’s, ma pak se 24 orë mbas mbijetimit të saj me votë.

Kryeministrja po kërkon premtime të detyrueshme ligjore nga udhëheqësit e BE’s ndaj kundërshtimin irlandez nji pengesë kryesore për deputetët që kundërshtojnë marrëveshjen e saj Brexit.

BE nuk ka me rinegociue marrëveshjen, por mundet me qenë e gatshme me jep siguri ma të madhe për natyrën e përkohshme të pengesave të para, shkruen BBC.

“Kam dëgjuar se çfarë ka thënë Dhoma e Përbashkët për kthimin e Irlandës së Veriut dhe nesër do të kërkoj siguri ligjore dhe politike që do të zmbrapsin shqetësimet që kanë anëtarët e parlamentit për këtë çështje”, tha ajo.

Shperndaje në: