Veseli e prish agjendën në Amerikë, mezi arrin të niset për Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, asht dasht me ndërpre agjendën në Shtetet e Bashkueme të Amerikës për me arritë në kohë në Kosovë, për me marrë pjesë në seancën ku ka me u votue shndërrimi i FSK’s në ushtri.

Lexoni lajmin e plotë:

Mësohet se delegacioni kosovar që po qëndron për disa ditë në Amerikë, ka anuluar disa takime për të kapur në kohë udhëtimin për Kosovë, shkruan gazetametro.net.

E anulimi i takimeve ka ardhur pasi mezi është siguruar fluturimi për Evropë, për shkak të agjendave të ngarkuara.

Sidoqoftë, nga ky delegacion është konfirmuar se do të arrijnë në Kosovë për të marrë pjesë në seancën e nesërme që nis në orën 10:00.

Veseli për këto ditë sa qëndroi në shtete të ndryshme të Amerikës, pati takime me kongresistë dhe senatorë amerikanë, me të cilët bisedoi rreth ushtrisë dhe dialogut me Serbinë.

Ndryshe, Kadri Veseli e Haradinaj në fund të dhjetorit u morën vesh që seancën për krijimin e ushtrisë ta lënë me 14 dhjetor.

Shperndaje në: