Vucic: Kosova problem i madh, kam nji mesazh për botën

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot në Trstenik se qëllimi i Prishtinës për me formue nji ushtri asht i papajtueshëm me ligjin dhe me Rezolutën 12 44 dhe shtoi se detyra e KFOR’it asht me shpërba atë ushtri.

“Kosova është një problem shumë i madh për ne, veçanërisht për shkak të lëvizjes të fundit,për formimin e një ushtrie, e cila nuk është e bazuar as në ligj as në Rezolutën 1244.

Obligimi i KFOR-it është të shpërbëjë ushtrinë”, tha Vucic.

Ai dërgoi nji mesazh tjetër për botën.

“Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, sepse as populli serb, as Serbia nuk do t’ju lejojnë”, tha ai.

Qeveria ka paralajmërue se ushtria ka me u formue nesër, tue shtue se kanë mbështetjen e SHBA’ve dhe aleatëve të tjerë.

Shperndaje në: