S’ka rinegocim për Brexit, BE i jep ‘goditjen’ tjetër May

Liderët e Bashkimit Europian kanë thanë se marrëveshja e tërheqjes nga Brexit nuk asht e hapun për rinegocim, pamvarësisht apelimeve nga Theresa May.

Kryeministrja tha se marrëveshja ishte në rrezik nëse shqetësimet e deputetëve nuk munden me u adresue.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se mundet me pasë sqarime, por jo rinegociim.

Ai kërkoi nga Mbretnia e Bashkueme me përcaktue ma qartë se çka dëshiron, tue shtue se komisioni ka me publikue informacion me 19 Dhetor mbi pregaditjet e tij për marrëveshjen e Brexit.

Ajo u zotue me ndigjue shqetësimet e 37% deputetëve që votuen kundër saj dhe shpresonte t’ulte shqetësimet e tyne rreth planit të diskutueshëm në marrëveshje.

Irlanda e Veriut e ka kundërshtue fort Brexit, dhe ajo mundet me rinegociue me BE.

Kjo ka me sjellë edhe shpërbashkimin e Mbretnisë së Bashkueme.

Shperndaje në: