Qe çka shkruen Blici serb për krijimin e ushtrisë!

Edhe mediat serbe janë pajtue me realitetin se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri ka me u ba sot.

Siç shkruen Blic, Ushtria e Kosovës po bahet dhe askush nuk mundet me ndalë atë, përcjell gazetametro.net.

Tuje, Blic shkruen se e gjithë kjo po ndodh në kohën e tensioneve në raportin Prishtinë-Beograd, tensione këto që u ngritën mbas vendimit të Qeverisë kosovare për taksën 100 % ndaj produkteve serbe.

Ndërsa, formimin e Ushtrisë po e konsiderojnë si ‘Qershi mbi tortë’ për Kosovën.

Kuvendi i Kosovës sot ka me mbajtë seancë plenare ku kanë me u votue tri Projektligjet që FSK’n e shndrrojnë në ushtri.

Shperndaje në: