Edhe BE sikur NATO për Ushtrinë e Kosovës

Maja Kocijancic, zadhanëse e Përfaqësueses së Naltë të BE’s, Federica Mogherini, ka thanë për se BE do të mbajë qëndrimin e njajtë sikurse NATO karshi kësaj ushtrie.

“Kuvendi i Kosovës miratoi sot një legjislacion mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ashtu si NATO, Bashkimi Evropian vazhdon të ndajë qëndrimin se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe gradual në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të mbajë detyrimet e saj sipas marrëveshjes së parë të përfunduar në Bruksel në prill 2013 dhe aranzhimet e saj të sigurisë”, ka thanë Kocijancic për kallxo.com

Kosova mbs 10 vitesh pamvarësi ka formue ushtrinë e saj.

Ky vendim asht marrë sot në Kuvendin e Kosovës me vota unanime nga ana e deputetëve.

 

Shperndaje në: