Lexoni sa miliona dollare i ka marr aktorja Eliza Dushku per me mbyll gojen!

Simbas raportit të gazetes “The New York Times”, aktorja shqiptare Eliza Dushku ka arrite marrëveshje sekrete prej 9,5 milionë dollarësh me kompaninë e televizionit amerikan CBS, per mos me fole se qysh asht ngacmue seksualisht nga aktori Michael Weatherly.

Ngacmimet kanë ndodhe gjatë kohës kur Eliza ishte kontraktue me luejt në tre episode të TV-show ‘Bull’, ku aktori Weatherly luente rolin kryesor.

Eliza Dushku ka thane se aktori ka ba komente të papërshtatshme rreth fizikut të saj në praninë e ekipit regjistrues, dhe asht përball me aktorin rreth situatave te krijueme. Menjëherë mbas kësaj, Micheal Weatherly ka dhane urdhen me largue aktoren nga show.

Por, permes ndërmjetësimit, të dy palët arritën marrëveshje jo të bujshme, ku Eliza Dushku u pague me 9,5 milionë dollarë, shumë kjo e barazvlefshme me aktrimin e saj në show për 4 sezone të plota.

Aktori Weatherly nëpërmjet artikulli në NYT ka kërkue falje Elizës, tue thane se nuk e ka prite qe hajgaret e tij kane me e prek aktoren.

Shperndaje në: