Heshtje në Tiranë për formimin e ushtrisë së Kosovës

ushtria e kosoves

Bedri Islami

Ndërsa në shtetin shqiptar londinez e gjithë vëmendja e mediave, njerëzve, qeverisë, opozitës, e kujtdo, është përmbledhur tek lëvizja studentore, në 8 kërkesat e saj dhe qëndrimi i shefit të qeverisë, në shtetin tjetër shqiptar po përgatitet një ngjarje e madhe, e pazakontë dhe themelvënëse për të mëtejshmen e tij.

Askush nuk shkruan për të, nuk kujtohen as qeveritarët, që në fakt duhej të kishin bërë sot një seancë të veçantë dhe të kishin dalë me një qëndrim politik e kombëtar; nuk kujtohet as opozita, që e ka më lehtë të delegojë njerëzit e saj drejt studentëve dhe po e kthehen atë në një përleshje partiake; nuk kujtohen as mediat tona të thonë një fjalë, e në fund nuk kujtohen as studentët shqiptarë të Kosovës që janë pjesë e Universiteteve Publike në Shqipëri.

Kosova, sot, 14 dhjetor, do të shënojë njërin ndër aktet më të veçanta të saj, të një rëndësie historike: ajo do të vendosë që , më në fund, pas kaq viteve e dekadave, të ketë Ushtrinë e saj, ushtrinë e Kosovës.

është një ndër aktet më madhore, që, edhe nëse sot nuk kuptohet nga një shumësi njerëzish e shtetesh, përsëri është në të drejtën e saj të bëjë këtë akt themelimi , edhe juridik, pasi , në të vërtetë, po bëhen 25 vite që ajo e ka ushtrinë e saj.

Data e 14 dhjetorit 2018 është vazhdë e një vendimi historik të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në mbledhjen e IV të Përgjithshme, Kuvendin e saj politik, mbajtur në mesin e Prishtinës, korrik 1993, në shtëpinë e Fatmir Brajshorit dhe vëllezërve të tij, ku u mor vendimi për të krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe asaj dite, që pasoi me një goditje të ashpër të arrestimeve masive nga forcat e shërbimit sekret serb, është thënë se kjo është e parakohshme, se nuk janë pjekur rrethanat dhe kushtet për të pasur Kosova ushtrinë e saj, se duhet pasur durim dhe nuk duhej ngutur.

Kishte edhe djem të tjerë, anëtarë të LPK-së, si Adem Jashari, që, pas aksioneve të para të organizuara, mbi bazën e vendimeve të veçanta, si në prill 1992 e më pas, të cilët deklaronin se ishin të gatshëm të ndërtonin strukturën organizative dhe të bënin aksionet e armatosura, por duhej që një forcë politike të merrte vendimin e saj dhe të bëhej mbështetëse e lëvizjes guerile që do të kthehej në një ushtri të vërtetë, megjithë kushtet e rënda.

Kishte edhe djem të tjerë, anëtarë të LPK-së, si Adem Jashari, që, pas aksioneve të para të organizuara, mbi bazën e vendimeve të veçanta, si në prill 1992 e më pas, të cilët deklaronin se ishin të gatshëm të ndërtonin strukturën organizative dhe të bënin aksionet e armatosura, por duhej që një forcë politike të merrte vendimin e saj dhe të bëhej mbështetëse e lëvizjes guerile që do të kthehej në një ushtri të vërtetë, me gjithë kushtet e rënda.

Ka qenë rrugë e vështirë, shpesh herë e përgjakur, e mundimshme dhe me sakrifica të mëdha. Ka pasur një përparësi: rrugën që kishin filluar të ngrinin pararendësit e lirisë dhe të ushtrisë së Kosovës, që nga viti 1945, që nga qëndresa e Shaban Polluzhës, Dem Pozharit, nga luftëtarët e parë nacionalistë të pasluftës së dytë botërore dhe deri tek emblemat e mëpasshme, rënë në beteja ose në rrethim, si Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Afrim Zhitia, Fahri Fasliu, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Hasan Ramadani, Ali Ajeti e shumë statura të lirisë së Kosovës.

Nuk ka qenë rastësi që shumë nga brigadat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bartur pikërisht emrat e luftëtarëve të njohur, si një vazhdimësi e luftës së bërë dhe qëndresës që ka ndodhur.
Nuk ka qenë rastësi që shumë nga brigadat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bartur pikërisht emrat e luftëtarëve të njohur, si një vazhdimësi e luftës së bërë dhe qëndresës që ka ndodhur.

Edhe atëherë, kur në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje u bënë trysni të mëdha për shndërrimin e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse, ka patur mjaft dilema, paqartësi dhe enigma, të cilat më pas do të bëheshin të njohura, por që nuk e zbehen kurrë dëshirën e liderëve politikë në Kosovë për të pasur një ditë ushtrinë e shtetit të tyre.

Kuvendi do e miratojë nesër këtë akt madhor. Pakicat serbe në Kuvend, të njohur si Lista Serbe, do e kontestojnë, por kjo nuk do të jetë asgjë e papritur. Ata, me porosi të dërguar, kanë qenë kundër çdo akti që ka pasur të bëjë me pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe, edhe më tej, për sa kohë do e kenë kokën në Beograd, do të bëjnë të njëjtën gjë.

Në fakt, hezitime dhe ngurrime, herë pas here deri në kundërshti, ka pasur edhe në vende të ndryshme evropiane dhe sidomos në Paktin e NATO-s, ashtu si ka një përkrahje të pafund nga Shetet e Bashkuara. Kjo është një premisë që gjërat të ndriçohen dhe më tej të pranohen edhe Bashkimi Evropian.

Shqipëria duhej të kishte dalur me qëndrimin e saj politik e kombëtar në përkrahje të formimit faktik të Ushtrisë së Kosovës. Qëndrimi i shtetit shqiptar nuk do të ketë të bëjë me paternalizmin dhe as me shfaqje nacionaliste, por me saktësimin e një të vërtete që është shumë më tepër se sa takimet e mbledhjet e përbashkëta qeveritare, të cilat, shpesh herë janë të pa bereqetshme.

E zënë si është me protestën e madhe studentore ajo duhej t’i kishte dhënë zgjidhje asaj, duke ruajtur sensin e arsyes, por edhe të mbështetë shqiptarët kudo që janë, aq më tepër në një akt të tillë madhor, si është akti i formësimit të Ushtrisë së Kosovës.

Shperndaje në: