Fitore e dyfishtë: Distria Krasniqi e vendos flamurin e Kosovës mbi të Rusisë në Kinë

Sporti i xhudos vazhdon me e value naltë flamurin e Kosovës gjithandej nëpër botë.

Sportisët e Kosovës në këtë sport, po paraqiten në nivel kampionësh në të gjitha garat e xhudos në botë.

Paraqitje të atillë ka pasë edhe Distria Krasniqi sot në Kinë, që ka arritë me fitue medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, ku në finale mposhti Ami Kondon, xhudiste kjo medaliste nga Lojnat e fundit Olimpike të Rio 2016.

Ky sukses bahet edhe ma madhështor, kur dihet se flamuri dhe himni i Kosovës u respektue në Kinë, nji vend që s’e njeh Kosovën, ndërsa suksesi i Diastrias, bani që flamuri ynë me value mbi atë të Rusisë.

Shperndaje në: