E mbrojnë koleget prej Eliza Dushkut….

Ish-koleget e aktorit Michael Weatherly i dalin n’krah mbas akuzave se ai ka ba komente seksuale dhe hajgare ndaj Eliza Dushkut gjate xhirimeve te serise ‘Bull’. 

Michael Weatherly dhe Pauley Perrette

‘Ky njeri….E dua, respektoj dhe E NJOH. DY dekada shoqni dhe respekt. Ma i miri. Te dua @M_Weatherly Gjithmone dhe pergjithmone’, shkruen ne Twitter aktorja Pauley Perrtte te Shtunen ne mbishkrimin e nji foto e te dyve bashke tue keshe. Perrete dhe Weatherly kane punu bashke qysh nga fillimi i serise ‘NCIS’ ne vitin 2003 deri ne 2016. 

Edhe aktorja tjeter nga seria, Sasha Alexander publikoi ne te njajten dite foton ne Twitter bashke me Weatherly me mbishkrim se ai ka qene gjithmone nji mik i vertete. 

Michael Weatherly dhe Sasha Alexander

New York Times raportoi te Ejten, 13 Dhetor, se aktorja 37 vjecare me origjine shqiptare, Eliza Dushku, e cila ka pase rol ne sezonin e pare te serise ‘Bull’ ne vitin 2017, asht ndje jo rehat per komentet qe aktori Weatherly i ka ba para ekipit per dukjen e saj. Simbas raportit, ne kohe te shkurte mbasi asht ballafaque me aktorin per sjelljen e tij, ajo asht perjashtue nga seria, edhe pse producenti i serise kishte plane qe me angazhu si aktore e rregullt. Mbas akuzave se Dushkut, rrjeti televiziv CBS u pajtue per marreveshje konfidenciale ne vlere prej 9.5 milione dollare, aqsa kishte me fitue aktorja nese kishte mbete si pjesetare e ekipit per kater sezona ne seri. 

Shperndaje në: