Goditje e madhe për Mark Zuckerberg!

Themeluesi i Facebook ka humbë pothuejse nji të katërtën e vlerës së tij neto mbas nji viti shumë të keq për gjigantin e mediave sociale.

Multi miliarderi, Mark Zuckerberg, ka në llogarinë e tij 15 miliardë dollarë ma pak, mbasi Facebook u përfshi në skandalin e shkeljes së privatësisë së përdoruesve.

Rrjeti i madh social raportohet se asht përdorë për ndërhymjen ruse në zgjedhjet e SHBA dhe shkeljen e të dhanave të përdoruesve.

Vlera neto e Zuckerberg filloi me rreth 75 miliardë dollarë me 2 Kallnor dhe përfundoi me së paku 15 miliardë dollarë ma pak në fund të vitit. Ai pësoi humbjen ma të madhe se 499 njerëzit ma të pasun në botë.

Shperndaje në: