Radio suedeze: Thaçi mundet me u ftue nga Haga

Radio kryesore suedeze, sverigesradio.se, ka raportue se Hashim Thaçi, President i Kosovës, mundet me u ftue nga Gjykata Speciale. Kjo radio ka raportue se disa prej ish-udhëheqësve të luftës, përfshi Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun janë ftue në cilësinë e të dyshuemve për krime lufte.

Ende nuk asht ngritë asnji aktakuzë lidhun me hetimet që janë tue u zhvillue në katër vitet e fundit.

“Në Kosovë, nuk kemi asgja me mshefë”, kishte thanë Presidenti Thaçi, vitin e kaluem, në nji intervistë në Suedi.

Kjo radio, shkruen se Thaçi asht nji nga njerëzit që mundet me qenë subjekt i Gjykatës Speciale.

Shperndaje në: