Ministria e Mbrendshme mbledh kryetarët e komunave

MBP ka me i mbledhë në takim të Hanën kryetarët e komunave të Kosovës.

Simbas njoftimit, Ministria e Punëve të Mbrendshme ka me mbajtë takim me Këshillin Egzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës.

Ky takim ka me shërbye si platformë diskutimi për kapacitetet operacionale, sfidat si dhe rekomandimet për ngritjen e rolit të forumeve të sigurisë në bashkësi.

Në këtë takim do të do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera”, thuhet në njoftimin e MPB.

Shperndaje në: