Dorëzohet Dacic, kjo asht deklarata e tij për Ushtrinë e Kosovës

Shefi i Diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, pranon se ka me qenë e vështirë me e ndryshue qëndrimin e fuqive të mëdhaja rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Megjithatë, e konsideron të randësishme mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme ku, siç thotë ai, ka me u ndigjue se “kjo asht nji shkelje e rezolutës 1244, i vetmi dokument i vlefshëm për Kosovën”.

“Asht e randësishme që në seancën e Këshillit të Sigurimit të ndiqet presidenti Aleksandar Vucic”, tha Dacic, tue shtue se megjithatë nuk pret naj vendim.“Megjithatë, asht e randësishme me u ndigjue zani i Serbisë dhe të denohen këta njerëz dhe aktivitetet e Prishtinës, nji dekadë mbas shpalljes së njianshme të pamvarësisë”, tha Dacic, tue shtue se pa mbështetjen ndërkombëtare Kosova nuk kishte me egzistue.

Shperndaje në: