Haradinaj ne Bruksel ma shume foli kunder Thaçit sesa per çka ishte ftue – taksat!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka gjete kohe me sulmue idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, edhe në takimin e delegacionit kosovar me atë të Unionit Europian në Bruksel.

Në takimin mes dy delegacioneve që u mbajt në kuadër të Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Haradinaj u shpreh se kushdo që flet për korrigjimin e kufijve asht “anmiku ynë”, tue ju referue idesë së presidentit Thaçi.

“Megjithatë, njizet vjet mbas lufte, dhetë vjet mbas pamvarësie, dhe pesë vjet mbas Marrëveshjes së Brukselit, realiteti asht se, përparimi drejt normalizimit të marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë minimal, dhe në fakt tash ka dale krejtësisht nga binarët, sidomos me diskutimin publik mbi idenë fatale të korrigjimit të kufinit dhe shkëmbimit të territorit. Ka damtue seriozisht kredibilitetin e ndërmjetësuesit, dhe ka damtue arritjet që kemi ba në dialogun e ndërmjetësuem nga BE për ma shumë se 7 vjet”, ka thanë Haradinaj, në fjalimin e tij në Bruksel.

Haradinaj ka ritheksue edhe ne Bruksel, se n’emën të Qeverisë së Kosovës, e kundërshton fuqishëm idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

“Më lejoni me theksue edhe njihere, une si Kryeministër dhe Qeveria e Kosovës, kundërshtojmë fuqishëm dhe e refuzojmë këtë ide, e cila sjellë vetëm lufta dhe tragjedi të reja në Ballkan. Kushdo që flet për kufijtë, territorin, apo çfarëdo korrigjimi tjetër për vendim tim, asht anmiku ynë”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: