Haradinaj befason me këtë deklaratë për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folë mbas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ku u mor me deklaratat e Zyrtares së Naltë të BE, Federica Mogherini.

Haradinaj theksoi se Kosova i din punët e saja dhe shtoi se BE nuk mundet m’i tregue Kosovës çka me ba me taksën.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka befasue me nji deklaratët për liberalizim të vizave, tue e vnue në pikëpyetje deklaratën e komisionarit për Zgjanim të BE, Johannes Hahn.

Haradinaj ka deklarue se vizat nuk lidhen me taksën dhe, simbas tij, ato do të hiqen më shpejtë se viti 2020, që e kishte përmendë komisioneri Hahn.

Liberalizimi nuk ndërlidhet me taksën. Besoj se do ta marrim liberalizimin në një të ardhme të afërt, jo ashtu siç ka thënë komisioneri Johanes Hahn”, ka thanë sot Haradinaj.

Shperndaje në: