Çdo ditë largohet nga nji mjek prej Kosove!

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, tha se mueji Kallnor do t’i gjejë mjekët me revoltë të përgjithshme.

“Na vjen keq prej pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës, neve po na neglizhojnë institucionet e Kosovës. Me datën 20 të këtij muaji mbahet Këshilli i sindikatës. Nuk shkon më kështu”, asht shprehë Syla sot në nji intervistë për Rtk.

Simbas tij, deri tash 110 kërkesa janë për me dalë në shtetet e jashtme.

“Nëse në Gjermani kalon ligji për emigracionin, lehtësohen procedurat për të punuar në Gjermani. Nuk e di, do të ndodhë Shqipëria këtu. Nga Shqipëria kanë ikur shumë mjekë e infermierë
”, tha ai.

Syla bani me dije se për çdo ditë po na ikë nga nji mjek nga Kosova.

Edhe në vendet e rajonit ka krizë të mjekëve”, tha ai.

Shperndaje në: