Shkarkimi nga Manchester United, shihni qysh Pogba ironizon Jose Mourinhon (foto)

Paul Pogba ka qenë i pari nga futbollistët e Manchester United që ka reague mbas largimit të trajnerit Jose Mourinho dhe jo pa arsye.

Marrëdhaniet e francezit me teknikun portugez kishin prekë fundin që prej muejit Tetor dhe për këtë arsye nuk ka vonue nji postim ngacmues në rrjetet sociale.

Pogba ka postus në instagram nji foto tue buzëqeshë me ironi në të cilën shkruente: “Kape këtë”.

Nji mesazh i qartë drejtue për Mourinho’n, por që u fshi mbas pak çastesh nga Pogba. Nuk dihet arsyeja, por me gjasë ka qenë nji urdhën i ekipit të United.

Shperndaje në: