Kajtazi: Njani prej tre liderëve të shtetit ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale (video)

Gazetari i Insajderit, Vehbi Kajtazi, i ftuem në Direkt me Dimal Basha në Televizionin Rrokum ka fole per gjendjen e gazetarise ne Kosove dhe sigurine e gazetarëve.

“Gazetaret ne raste presionesh duhen me menaxhue me frigen, sepse ne te kunderten e humbin racionalitetin”, thekson ai.

Ai thote se vazhdimisht ka pase gjuhe te urrejtjes ndaj gazetarëve.

Kajtazi thote se mediat ne Kosove jane shume ma mire se ne vendet e rajonit.

Kajtazi ne vazhdim asht ndale me fole per Gjykaten Speciale dhe thirrjet qe po ju dergohen disa personave nga dhoma e specializueme.

Kajtazi ka thane ne Rrokum se njani prej tre liderëve te shtetit ka marre ftese nga Gjykata Speciale.

“Ky lider mundet me u hetue dhe mos me u marre vesh”, thote ai.

Gazetari Kajtazi ka thane se ne krimet qe kane ndodh ne Kosove, jane te perfshime njerez me background nga UÇK.

“Pasunine qe e kane shtue individë te caktuem e kane ba me kriminalitet”, thekson ai.

Kajtazi ka fole ma gjanesisht per keto dhe tema te tjera, te cilat ju ftojme me i ndjeke ne emisionin e plote./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

 

Shperndaje në: