Azem Deliu: Asnji shejtësi fetare nuk asht e shejt publike, veç liria e shprehjes po (video)

Shkrimtari Azem Deliu ka qene i ftuem ne Rrokum TV, ne emisionin Direkt me Dimal Basha.

Ai ka fole per aktualitetin politik ne Kosove, tue thane se, partite politike nuk kane ndrrue qendrime, sepse njana parti opozitare ruen inatet e ndamjes ne dysh, ndersa nuk pati debat per rezoluten e partise tjeter opozitare.

Ai ka kritikue edhe diskursin e partive politike, per te cilin thote se gjithmone ngjane me ate elektoral, shkruen Rrokum.TV

Ne vazhdim, Deliu ka fole edhe per debatin rreth lirise se shprehjes.

“Asnji e shejt nuk eshte e shejt publike, asht e tyne personale dhe komunitare, ndersa liria e shprehjes asht e shejt”, thekson ai.

Simbas Deliut, duhet me u ba nji debat publik, mos me u sjell me arrogance ndaj mendimit te tjetrit.

“Nuk duhet me pase kufizime ndaj shprehje se lire, veç nese shpifim ose kercenojme”, thekson Deliu./Rrokum.TV

Per ma shume, ndjekeni emisionin e plote:

Shperndaje në: