Ky asht shteti që ka 17 milionë banorë dhe 23 milionë bicikleta!

Me 17 milionë banorë dhe 23 milionë bicikleta, Holanda tashma ka ma shumë bicikleta se sa njerëz.

Dhe tash dëshiron me sjellë ma shumë biciklista në rrugë. Kjo ka me u ba tue pague njerëzit që përdorin bicikletë.

Qeveria holandeze njoftoi se ka me investue 390 milionë dollarë (345 milionë euro) në infrastrukturën e ciklizmit që të jenë 200.000 njerëz ma shumë që udhëtojnë me bicikletë mbrenda tre vjetësh.

Shperndaje në: