“Edi Rama asht psikopat! Kjo asht mjekja që po e mshef kartelën e psikopatisë së Ramës. E ka ba zv/ministre”

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Monika Kryemadhi, liderja e LSI dhe grueja e presidentit aktual Ilir Meta, lëshoi akuza të forta kundrejt kryeministrin Rama, të cilin e quejti “psikopat”.

Simbas Kryemadhit, asht doktoresha Mira Racakolli ajo që po e mban msheft kartelën e shëndetit mendor të Ramës, e cila u pat ba publike para disa vitesh, por sot nuk egziston ma dhe asht e pamundun të gjendet.

Zoja Kryemadhi tha:

Mira Racakolli, kjo mjeke që për 20 vite ja fsheh Ramës kartelën e tij të kurimit për skizofreni. Rama e ka shpërblyer sot mjeken e tij duke e bërë zv.ministre të Shendetësisë.
Ndërkohë, bashkëshorti i kësaj mjekeje me emrin Petrit është edhe doktori që e mjekon Ramën sot për astmën, një sëmundje prej të cilës ai vuan prej vitesh.”

Kjo asht KARTELA e botueme fillimisht në gazetën “Tema” qe e sjell JOQ:

Kryeministri aktual Edi Rama ka vuejt nga sëmundje të randa psiqike dhe asht kurue sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit mbas viteve 1980. Ma vone, me rekomandim të komisionit mjekësor, asht dërgue në Paris për trajtim ma profesional dhe terapi intensive.

Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi me i frekuetue rregullisht spitalet. Si dokumentohet në kartela dhe si pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqnore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen me kerkue ndihmë në spital. Në atë kohë, tue i njoft pozitat e nalta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.

Përdorimi i dhunës ndaj nanës së tij dhe grues së asaj periudhe, kishin detyrue autoritetet me e nënshtrue pacientin Edi Rama me kurë të veçantë mjekësore, e cila ma vone u vazhdue në Paris. Diagnoza e egzaminueme edhe nga personeli mjekësor asht konsiderue si shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë”, me simptoma përdorimi dhune të shfaqun te familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktue depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.

Rama asht kurue sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosuna nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çashtja e sëmundjes, u lakue edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentueme, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruem, që bëani akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet.

Shperndaje në: