Ragmi Mustafa: Ideja e Thaçit për Luginën e Preshevës, nuk lidhet me shkëmbim territoresh

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka mohue se ideja e presidentit Hashim Thaçi, ka lidhje me shkëmbim territoresh.

Mustafa thotë se se s’mundet me pasë shkëmbim territori derisa Lugina e Preshevës, ka qenë dikur pjesë territoriale e Kosovës por padrejtësisht ka mbetë pjesë e Serbisë.

Nuk pajtohem me shkëmbim sepse nuk është fjala për shkëmbim territoresh. Pavarësisht se ata e konsiderojnë veten si instancë më të lartë, nuk ka të bëjë kjo me shkëmbime”.”Nuk bëhet fjalë për shkëmbim territoresh, pse të shkëmbehet diçka që është e juaja? Ne nuk po kërkojmë bashkim të çdo shqiptari që është në Serbi, por po kërkojmë që kjo pjesë territoriale e cila ka qenë e Kosovës pse të mos jetë edhe tani?”.

”Politika aktuale në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për shqiptarët e Luginës do të bëhet pjesë e historisë. Pavarësisht se sot Serbia s’do reformimin e saj, ne do të jemi më të riorganizuar. Në asnjë mënyrë s’mund të pranohet koncepti i këmbimit të territoreve”.

”Nëse ka edhe në pjesën e Veriut ndonjë pjesë e kufirit që është padrejtësisht pjesë e Kosovës mendoj që çdo kokë e mençur do ta pranonte”.

Shperndaje në: