“Marrëveshja Prishtinë-Beograd e kryme?!!” Vučić i ka disa fjalë…

Trump s’ka me iu ‘thy kurrizin’ shqiptareve, e as Putin ndokujt. Na jemi vetem me u marre vesh, thote presidenti serb Aleksandar Vucic, raporton Tanjug.

“Natyrisht, SHBA jane ma shume n’anen e shqiptareve dhe i kane njofte. Por, a ka me iu ‘thy kurrizin’ shqiptareve? Jo. E as Putin ndokujt….Leni perrallat qe iu shesin mediat, duhet me fole seriozisht dhe me pergjegjesi”, apelon Vucic. 

Simbas presidentit serb, zgjidhja perfundimtare ne dialog me shqiptaret nuk asht e mundun pa pajtimin e SHBA’ve dhe Rusise, por askush nuk mundet me na imponue zgjidhjen midis nesh, as SHBA, as Europa e as Rusia. 

Ai perseriti se qellimi i Serbise asht me mberri kompromis me shqiptaret e qe nuk jane aspak afer tij, sepse jo qe Serbia nuk don, por ate nuk e done shqiptaret. Problemi qendron se Prishtina as ne te ardhmen nuk ka me qene konstruktive. 

“Ata (shqiptaret) jane mesue me perdore tregimin se si jane pro NATO, proamerikane. E kur duhet me ardhe te zgjidhjet e veshtira, shkojne ne menyren ‘ta zgjanojme territorin e t’i zvogelojme te drejtat e serbeve”, thote Vucic. 

Presidenti i Serbise porosit ata qe thone se marreveshja asht pune e kryeme: “Mos folni budallakina. Krejt i kisha dhane per m’u marre vesh. Kisha dale menjihere para popullit. Nuk me vjen marre e as nuk i iki asaj. Sa jam ne pushtet kam me ba ate cka asht ma e randesishme per popullin serb. Me marreveshje kishte me pase siguri, ardhmeni dhe zhvillim ekonomik per qytetaret tane ne Kosove dhe Metohi”.

“Sigurisht, zgjidhja asht e pamundun pa Rusine dhe Ameriken.”

“Ne negociojmë nën asistence te BE’së, sigurisht qe asht i nevojshem pëlqimi i të gjitha fuqive të mëdha. Nëse ka biseda të tjera serioze dhe dialog, atëherë duhet edhe taksat m’u heke’, thote Vucic. 

Dhe per fund, tha se situata asht e veshtire dhe gjithmone me marreveshjet perfundimtare nuk jane te gjithe te kenaqun. 

Shperndaje në: