Don Lush Gjergji flet për katolikët në Kosovë, marrëdhaniet me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe arsyet pse Vatikani nuk po e njeh Kosovën si shtet (video)

Në emisionin Direkt me Dimal Basha në Televizionin Rrokum, i ftuem ishte Don Lush Gjergji.

Ai ne fillim ka ba me dije se ne Kosove jetojne perafersisht 50 mije katolikë, por numri shpesh here ndryshon, per shkak te shpernguljeve.

Lush Gjergji ka fole per harmonine fetare ne Kosove.

“Jemi i vetmi popull ne bote qe e kemi nji ndjenje te perkatesise se perbashket gjithekombetare”, ka theksu ai.

Ai ka thane se kete element nuk e ka preke ndamja fetare.

Gjergji ka theksue se egziston nji komunikim i vazhdueshem me Bashkesine Islame te Kosoves dhe bashkepunimi asht ne rregull.

Tue fole per mosnjohjen e Kosoves nga ana e Vatikanit, Don Lush Gjergji thote se kjo ka te baje ma shume per arsye ekumenike, shkruen Rrokum.TV

“Per arsye qe me u ruejt ekumenizmi, mos me u prish marredhaniet me Kishen Ortodokse, shtyllen e se ciles e perbajne Kisha Ruse, Serbe dhe ajo Greke, njohja nuk ka ndodh ende”, shprehet ai, ndersa i len faje edhe shtetit te Kosoves per kete.

Ai ka fole edhe per figuren e Nanes Tereze.

“Nana Tereze e ka shkrue se, gjithmone e kam ne zemer popullin tim shqiptar ne kohen kur e ka marrë çmimin Nobel me 1979”, asht shprehë ai.

Per ma shume, ndjekeni emisionin e plotë.

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: