Çka thotë Haradinaj në takimin me ambasadorët e QUINT’it?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e delegacionit shtetnor për dialogun Kosovë – Serbi, pjesë e së cilës ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zavendëskryeministra, si dhe ambasadorët e shteteve të Quintit.

Në takimin e dytë me radhë, për çashtjen e dialogut me Serbinë, qëllimi ishte me u tregue përkushtimi i institucioneve të vendit për fazën finale të bisedimeve dhe njoftimi i ambasadorëve të Quint’it për ecuninë deri te krijimi i këtij delegacioni.

Kryeministri Haradinaj tha se asht angazhue që nga fillimi me pasë dialog përmbajtësor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, tue angazhue ekipin ma të mirë dhe ekspertë të jashtëm që Kosovës t’i prezentojnë ekipin negociator dhe dokumentin bazë, librin me shumë kapituj për nji marrëveshje të gjithanshme ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovë”, ka thanë kryeministri Haradinaj.

Shperndaje në: