Statistikat e Liverpool kur Shaqiri asht në fushë tregojnë arsyen pse ‘Të Kuqtë’ janë në vendin e parë në Premier League (video)

Liverpooli asht lider i Premier League me gjashtë pikë ma shumë se Tottenhami dhe shtatë ma shumë se Manchester City dhe për këto suksese të ekipit të Jurgen Kloppit merita të mëdhaja ka edhe Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri u transferue te Liverpooli nga Stoke City për vetëm 13 milionë euro dhe deri tash ai po llogaritet si transferimi ma i qëlluem në Premier League.

27 vjeçari nga Zhegra pamvarësisht minutazhës që ka pasë ka shenue 6 golla dhe ka dhurue 2 asiste në kampionatin anglez.

Treshja e tutshme e Liverpoolit, Mane, Salah, Firmino janë shumë ma produktiv kur Shaqiri asht në fushë.

Nëse llogarisim, Shaqa ka zhvillue tetë ndeshje të plota për Liverpoolin së bashku me treshen e sulmit dhe në të gjitha këto takime Liverpooli ka shënue fitore.

Liverpool përveç se ka fitue 24 pikë në këto tetë takime, ata kanë shenue edhe plotë 22 golla, me Shaqirin që ka realizue goll çdo 119 minuta.

Por, kjo nuk asht e tana. Kur Shaqiri, Salah, Mane dhe Firmino janë në fushë Liverpooli shenon goll çdo 28 minuta.

Shperndaje në: