Smundjet prej të cilave po vdesin kosovarët

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue Statistikat për “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë” për vitet 2014/2015.

Ky publikim u mundësue me punën e përbashkët të ASK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Nga gjithsej vdekje të raportueme në vitin 2014, 79.4% janë të kodueme (me diagnozë), ndërsa 20.6% të pakodueme (pa diagnozë).

Në vitin 2015, 81.8% e vdekjeve janë të kodueme (me diagnozë), ndërsa 18.2% e vdekjeve janë të pakodueme (pa diagnozë). Pjesëmarrja e vdekjeve të pakodueme asht pasojë e mungesës së diagnozës nga personeli mjekësor, kompetent për konstatimin e vdekjes dhe shkakut të vdekjes.

Simbas kodifikimit të shkakut të vdekjes në Kosovë në vitin 2014 vdekjet ma të shumta janë nga: smundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (61.0%); smundjeve me tumore (17.4%); smundjet me simptoma, sheja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikueme gjetiu (4.1%), etj. Ndërsa, në vitin 2015, vdekjet ma të shumta janë nga: smundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (62.7%); smundjet me tumore (14.7%); smundjet e sistemit të frymëmarrjes (5.4%), etj.

Shperndaje në: