Instagrami ban ndryshimin e papritun, njerëzit ankohen për të

Instagrami ka ba nji ndryshim të ri dhe përdoruesit anë e mbanë botës kanë fillue me u ankue.

Rrjeti social i cili ka përdorimin ma të gjanë në mbanë botën, ka ndryshue mënyrën se si përdoruesit lëvizin në faqen e tyne të parë ku shohin postimet, tue shkue nga ana e djathë të të majtën, dhe jo nga naltt poshtë si ma parë.

Përdoruesit po raportojnë se aplikacioni sapo ka lansue ndryshimin e ri në Timeline, për të cilin të duhet që postimet me i pa tue e lëvizë gishtin nga ana e djathë në të majtë dhe jo përmes lëvizjes tradicionale të gishtit nalt-poshtë.

Ndryshimi i ri ka dalë vetëm për nji pjesë të përdoruesve në Instagram, por ata që e kanë provue deri tash nuk e kanë pëlqye aspak.

Shperndaje në: