Thaçi: Mbas organizatës që plagosi Azem Vllasin qëndrojnë këto dy figura të nalta të VV’s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka përmendë dy drejtuesit e Vetëvendosjes, Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, se qëndrojnë mbrapa organziatës ‘Syri i Popullit’, pjesëtarë të së cilës janë tue u gjykue në Prishtinë për plagosjen e avokatit Azem Vllasi dhe përfshimjen në listë për likuidim të shumë figurave politike në Kosovë.

Nji nga emnat e përfshimë në këtë listë asht edhe vetë Hashim Thaçi, i cili të Premten mbasdite erdhi në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

Gjykata ka ndalue fotografimin dhe xhirimin në kohën sa Thaçi jep dëshminë në seancë. I pyetun nga prokurori special Sylë Hoxha nëse ka pasë kanosje prej naj individi, Thaçi asht përgjigjë pozitivisht.

Kam pasur indikacione dhe informacione prej autoriteteve, apo miqve të Kosovës që kanë ardhur nga Serbia, kam pasur informim për kanosje ndërsa kanosje të vërtetë kam pasur vetëm nga ‘Syri i Popullit’”, tha Thaçi.

Jam informuar nga mekanizmat e sigurisë disa para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasit”, shtoi ai.

Shperndaje në: