Njihuni me sportistët me mbi 1 miliard dollarë pasuni

Mbas Michael Jordan, Tiger Woods, Arnold Palmer, Jack Nicklaus dhe Michael Schumacher, Mayweather u ba sportisti i gjashtë me pasuni që kalon nji miliard dollarët.

Në listën e sportistëve miliarderë kryeson basketbollisti legjendar amerikan, Michael Jordan, i cili me 1,85 miliardë dollarë asht sportisti me fitime ma të mëdhaja i të gjitha kohnave.

Në karrierën 15-vjeçare në NBA, gjatë të cilës ngriti gjashtë trofe të kampionit të basketbollit, Jordan ka fitue vetëm 93 milionë dollarë dhe pjesa tjetër e të ardhunave ka burue krejësisht nga marrëveshjet tregtare nga sponsorët.

Ndërkaq, gollfisti amerikan, Tiger Woods, i cili ka fitue 14 kampionate të mëdhaja në karrierë, radhitet i dyti me 1,7 miliardë dollarë.

Po ashtu, gollfistët e tjerë amerikanë, Arnold Palmer, i cili ndrroi jetë në vitin 2016, dhe Jack Nicklaus, pasojnë me 1,4 dhe 1,2 miliardë dollarë.

Shperndaje në: