Australia po e pret vitin 2019 me temperatura deri në 49.3 gradë!

Australia po pret vitin e ri me temperatura 10 deri në 14 gradë Celsius ma të nalta nga ato normalet.

Pllazhat janë plot, ndërkohë që kondicionerët punojnë pa pushim për të gjithë australianët që po përpiqen t’i përshtaten temperaturave jonormale, që simbas parashikimeve të Zyrës së Meteorologjisë, do të vazhdojnë për të paktën edhe gjatë tre muejve të parë të 2019.

”Vala e të nxehtit ka përfshi sidomos pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ku prej katër ditësh temperaturat janë mbi 44 grandë Celsius”, tha sot kjo zyrë.

Qe disa nga qytetet me temperatura rekord:

Hay 44,5 gradë Celsius
Narrandera 43,2
Albury 42,4
Tarcoola 48,1
Adelaide 43,7
Marble Bar 49,3

Shperndaje në: