Cila asht loja seksuale që çdo çift duhet me e luejt n’krevet!? (kujdes, foto +18)

Ekspertja e seksit dhe lidhjeve, Dr. Pam Spurr jep vazhdimisht këshilla për çiftet. Kësaj radhe ajo ka vendosë me sjell diçka krejtësisht të re. Ajo flet për nji lojë seksuale, e cila jau përmirëson këtë raport.

Ajo tregon se ankesa ma e shpeshtë që ndigjon nga çiftet asht se “ata nuk argëtohen ma si në fillim. Nuk ka më flirt dhe aspak pasion”.

Simbas saj, çiftet mbas nji kohe fillojnë me ba seks vetëm sa “për me krye nji punë”, por nuk e shohin ma si diçka tejet intime dhe që i lidh ata mes tyne.

Prandaj, me qëllim që t’i ridhezni shkëndijat e dashnisë dhe epshit, ekspertja e seksit rekomandon me luejt lojën “Knock Knock”.

Kjo lojë seksuale parashikon që dy partnerët duhen me luejt nji pjesë ku njani duhet me u ba si nji vizitor misterioz, i cili kërset në derë papritmas.

“Mundeni me pretendue se jeni ndonji agjent i marketingut, i/e cili vjen rastësisht, apo ndonji fqi i “ndytë” i/e cili kërkon sugjerime të ndryshme. Pra, njani prej juve kërset dhe tjetri e len të futet mbrenda – pa e ditun se kush janë saktësisht. Epshi ka me ju pushtue sapo të fillojë filtrimi, ndërsa në fund keni me shijue seksin e mahnitshëm” – thotë ajo.

Shperndaje në: