Kqyrni qysh reagon Djuric per kufinin e perbashket Kosove-Shqipni

Kosova dhe Shqipnia kanë fillue me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruem të kufinit.
Nënshkrimi i marrëveshjes asht ba nga Ministri i Punëve të Mbrendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe Ministri i Mbrendshëm i Republikës së Shqipnisë, Sandër Lleshaj.

Vendim ka ngjall reagime n’Serbi.

“Deklarata e Ramush Haradinajt dhe vendimi i Republikës së Shqipnisë për heqjen e kufinit tregojnë natyrën e vërtetë të  regjimit në Prishtinë”, ka thanë drejtori i të ashtuquejtunës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, shkruen Tanjug.

“Hapa të tillë janë ndërmarrë plotësisht ilegalisht dhe heqja e paralajmërueme e kufinit për muejin Mars jane shkelje të randa të detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës, me pasoja potencialisht të paprituna”, ka thane Djuric.

Shperndaje në: