Dacic: “Amerikanet e Ruset tashma kane fole per Kosoven, bile edhe per ceremonine se ku e qysh ka me u mbajt”

“Amerikanet kane shpreh gadishmeni me organizue ceremonine e nenshkrimit te marreveshjes mes Prishtines e Beogradit dhe me i ftue edhe vendet tjera”, ka thane Ivica Dačić.

Ministri i Puneve te Jashtme te Serbise, shton se keshilltari per siguri i Presidentit Trump, John Bolton, ka fole per keto detale me Vladimir Putin dhe Sergey Lavrov.

“Per ta asht me randesi qe Rusia me u pajtue dhe me marr pjese…Fuqite e medha duhet me qene garantuesit e marreveshjes, sepse ajo duhet me kalue edhe neper Keshillin e Sigurimit”, thote Dačić per edicionin e sotem te gazetes “Politika”, percjell Rrokum.TV

Minimumi i marreveshjes asht qe ne Keshillin e Sigurimit me u prue nji Rezolute e re  ne vend te asaj 1244, qe kishte me u ndertue tashti mbi marreveshjen mes Prishtines dhe Beogradit.

I pyetun a mundet me u prue rezoluta pa ndrrimin e kushtetutes se Serbise, Dacic thot se kjo nuk lidhet me kete pune. “Ndrrimi i kushtetutes asht çashtje e mbrendshme e Serbise”, tha ai.

Nuk asht veç puna me e ndrrue linjen administrative tonen me Kosoven, por jane edhe shume çashtje tjera, spjegon Dacic, dhe thote se Serbia ende i paguen borxhet e Kosoves dhe ato kane mberri shifren prej 20 milirade dollareve.

Sa per dialogun, ai asht pezullue derisa Kosova ta terheq taksen.

Dacic thote se situata ne pergjithesi mes Kosoves e Serbise asht mjaft e komplikueme dhe keto fjale se krejt kjo pune ka me u krye shpejt jane fanta-shkence. Nuk pres qe vitin e ardhshem mundet me u ba diçka me marreveshjen mes nesh, ka vleresue Dacic.

Ne pyetjen se a jane angazhue amerikanet ‘mbrapa perdeve’ ne çashtjen e dialogut, Dačić e pohon: “Po….mirepo, ata asnjihere s’kane qene ne takime, por kur une i udheheqsha bisedimet, gjithmone nji perfaqesues i amerikaneve ka qene ne Bruksel. Dhe duhet me thane se kane qene konstruktiv”.

Per çashtjen e shkembimit te territoreve, Dačić thote se kurre s’kemi fole ne kete menyre, po se ne esencen e propozimit te tij ka qene me u rishikue linja administrative, me u pa ku ka vendbanime, ku jane shqiptaret, e ku serbet, ka thane mes tjerash Dacic.

Shperndaje në: