“Kosova asht koloni amerikane, SHBA aty ka bazën ma të madhe ushtarake n’Europë” – Qe kush po thotë

Themeluesi i partisë “Front National” (Fronti Kombëtar) Jean Marie le Pen, tash në konflikt dhe në kontest gjyqësor me të bijën Marine le Pen rreth trashëgimisë së kësaj partie, ka thanë se Kosova asht ba koloni strategjike amerikane dhe se SHBA aty ka bazën ma të madhe ushtarake n’Europë.

“Kjo jau mundëson autoriteteve në Kosovë me u ba të randësishme. Deri kur, do ta shohim”, citon “srbijadanas” të ketë thanë Le Pen pa tregue se ku ka thanë ai kështu.

Le Pen, simbas këtij portali serb ka thanë se asht kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, ndërkohë që Franca zyrtare ka përkrahë themelimin e saj.

Shperndaje në: